|
Msc. Fidane Spahija lindi më 30.10.1986 në Pejë. Studimet e rregullta i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në vitin 2007, duke mbrojtur temën e diplomës me titull: Ndikimi i pushteti lokal dhe qendror në zhvillimin e NVM-ve në Kosovë. Studimet e magjistraturës i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik dhe e mbrojti në temën: Kriza financiare globale dhe ndikimi i saj në sistemin financiar në Kosovë. Në vitin 2005 ka marrë pjesë aktivisht në konferencën shkencore në temën Zhvillimi i NVM-ve në Kosovë. Jasht karierrës në arsimin e lartë ka përvojë në menaxhimin e ndërmarrjeve të vogëla (2003-2008) dhe në shitjen e produkteve të bankës komerciale.
|