|
Mr.sc. Mimoza Luta u lind më 27.06.1979 në Pejë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm në Pejë. Studioi në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit për Informatikë të aplikuar në Biznes. Diplomoi në temën „Matja e cilësisë - teknikat dhe metodat MTC“. Pas kësaj vazhdoi studimet e magjistraturës në Fakultetin ekonomik të Universitetit të Prishtinës në programin për Menaxhment dhe Informatikë. Magjistroi në vitin 2009 në temën „Ndikimi i vlerësimit të pёrformancës së personelit në cilësinë e shërbimeve në ndërmarrje publike në Kosovë (rast studimi posta dhe telekomi i Kosovës“. Nga viti 2010 është ligjëruese e angazhuar në FSHAB. Në vitin 2008 u emërua si Koordinatore për zhvillime akademike në Fakultet, ndërsa nga viti 2009 është edhe anëtare e Komisionit për sigurimin e cilësisë në Universitetin e Prishtinës.
|