Mr.sc. Driton Sylqa lindi më 24.04.1971 në Pejë. Studimet e rregullta i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik. Studimet e magjistraturës i vazhdoi në Universitetin Vaxjo në Suedi. Magjistroi në vitin 2003 me temën: “Organisational Learning and Knowledge creation in SME-s”. Studimet e doktoraturës i vazhdoi në Universitetin e Zenicës, Fakultetin Ekonomik. Është duke punuar tezën e doktoratës më temën “Efektet Ekonomike të Privatizimit në Kosovë”. Mr.sc. Driton Sylqa është zgjedhë në thirrje të asistentit mësimor në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit nga viti 1999 dhe në thirrje të ligjëruesit në vitin 2003. Mr.sc. Driton Sylqa ka pas vizita studimore jasht vendit, si në Suedi, në Gjermani, Tiranë, Shkoder etj, Gjithashtu, ka marrë pjesë aktivisht në disa projekte nacionale dhe ndërkombëtare. Gjatë karrierës së tij akademike, mori pjesë në konferenca shkencore, si dhe ka te publikuara nje numer punimesh neper revista shkencore në vend dhe jashte vendit.