|
Mr.sc. Bashkim Nurboja lindi më 05.11.1980 në Pejë. Studimet e rregullta i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit duke mbrojtur temën e diplomës me titull: Sfidat e zhvillimit socio-ekonomik të Kosovës. Studimet e magjistraturës i vazhdoi në Universitetin Staffordshire në Angli. Magjistroi në vitin 2006 në temën: Si të reformohet skema pensionale në Kosovë. Studimet e doktoraturës i vazhdoi në Universitetin e Lubjanës në fushën e industrisë bankare. Është duke e punuar tezën e doktoratës në temën Efiqienca e Industries bankare në shtetet në tranzicion. Mr.sc. Bashkim Nurboja është zgjedhë në thirrje të asistentit mësimor në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit nga viti 2007 dhe në thirrje të ligjëruesit në Universitetin e Vizionit Evropian nga viti 2007. Mr.sc. Bashkim Nurboja ka marrë ka pas vizita studimore jasht vendit e posaçërisht në Staffordshire University dhe Universitetin e Lubjanës. Mori pjesë aktivisht në disa projekte nacionale dhe ndërkombëtare.
Gjatë karrierës së tij akademike, ai ka qenë edhe Koordinator për ECTS në Universitetin e Vizionit Evropian dhe kontakt person për FSHAB në projektin e Komisionit evropian TEMPUS.
|