|
Mr.sc. Mustafë Maloku, është i lindur më 07.03.1943 në Pejë. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Pejë. Pas kryerjes së Fakultetit juridik, regjistrohet në studimet pasuniversitare në Universitetin e Zagrebit. Studimet pasuniversitare i kreu me sukses, duke mbrojtur pastaj temën e magjistraturës në lëmin e shkencave shtetërore-politike në vitin 1981. Tema e magjistraturës ishte Okupimi Fashist Italian i Shqipris 1939 – 1943. Mr.sc. Mustafë Maloku punoi si gjykatës në Gjykatën e Qarkut të Pejës (1967-1969) dhe në Gjykatën komunale të Gjakovës (1969-1973). Ishte edhe anëtar jo i rregullt i Gjykatës së Punës së Bashkuar të Kosovës, kurse prej vitit 1974 është angazhuar si profesor i shkollës së lartë për lëndën “Sociologjia”. Gjatë kësaj periudhe kohore, Mr.sc. Mustafë Maloku është zhvilluar në një pedagog me përvojë i cili përcjellë të arriturat shkencore nga lëmi i vet në gjeneratat e reja. Si rezultat i ligjëratave të suksesshme, shkroi dispensën me titull “Sociologjia me bazat e filozofisë” të cilën e botoi Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë. Mr.sc. Mustafë Maloku, poashtu është edhe avokat i njohur dhe ligjerues në Universitetin ILIRIA – Dega në Pejë për lëndët Fillet e se Drejtes dhe Historija e Shtetit dhe Drejtsis si dhe lëndës Sociologjia. Është themelues i Shoqatës se ekologëve në Pejë, anëtar i SHB Gjeravica në Pejë dhe bjeshkatar i pasionuar nga fëmijeria.
|