Mr. sc. Theranda Beqiri. Ligj.

theranda.beqiri@uni-pr.edu
Analiza ekonomike, Menazhimi i resurseve njerzore, Analiza financiare e biznesit, Menaxhimi i burimeve njerzore.
AB, KF, MTH.
039/432-492
Theranda Beqiri, u lind në Pejë më 23.10.1972. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu me sukses të shkëlqyeshëm në Pejë. Fakultetin Ekonomik, e përfundoi me sukses të lartë në vitin 1996. Në punimin e diplomës me temën „Aplikacionet kompjuteri­ke afariste“. Studimet e magjistraturës i vazhdoi në Universitetin Staffordshire në Angli. Magjistroi në vitin 2003 në Ekonomiks të analizave të biznesit në temën: Pabarazitë gjinore në tregun e punës të Evropës juglindore, rasti i Kosovës. Studimet e doktoraturës i vazhdoi në Universitetin Shtetëror të Tetovës në fushën e Menaxhimit të burimeve njerëzore.Pas kryerjes së Fakultetit Theranda Beqiri ka qenë e punësuar për dy vjet si mësimdhënëse e lëndëve “Kompjuterët” dhe “Aplikimi i kompjuterëve” në shkollën e mesme teknike në Pejë. Në vitin 1999 është e punësuar si bashkëpunëtor profesional për lëndën Kontabiliteti.  Nga viti 2005 është anëtare e rregulltë e Bordit Rregullativ për energjetikë të Republikës së Kosovës. Në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit është zgjedhë si asistente në vitin 1999 dhe pastaj në thirrjen ligjëruese në vitin 2003.