Mr. sc. Mehrije Hoti, Prof. e SHLE

mehrije.hoti@uni-pr.edu
Menaxhment financiar
AB, KF, MTH.
039/432-492
Prof.mr.sc. Mehrije Hoti, është e lindur më 24.07.1946 në Pejë. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu me sukses të shkëlqyeshëm në Pejë. Fakultetin Ekonomik e kreu me sukses në vitin 1972 duke e mbrojtur temën: Hulumtimi empirik i kërkesës.. Pas kryerjes së studimeve të rregullta, regjistrohet në studimet pasuniversitare në Zagreb, të cilat i vazhdon në Universitetin shtetëror të Tetovës, ku edhe magjistron në temën „Financimi i Biznesit në Kosovë“. Prof.mr.sc. Mehrije Hoti punoi në Entin statistikor të Pejës, më vonë si profesoresh në shkollën e mesme ekonomike, e pastaj nga viti 1975 u zgjodh në thirrjen mësimore ligjë­ruese dhe më 1980, profesor i shkollës së lartë. Prof.mr.sc. Mehrije Hoti, është ligjëruese e lëndëve “Afarizmi financiar” si dhe e lëndës “Ekonomika dhe organizimi i qarku­llimit të mallrave”. Prej vitit 2002 mban edhe lëndët Ekonomia ekologjike dhe Menaxhimi financiar në ndërmarrje. Është një pedagoge me përvojë, e cila vazhdimisht i përcjell të arriturat shkencore nga afarizmi financiar dhe nga ekonomika dhe organizimi i qarkullimit të mallrave. Prof.mr.sc. Mehrije Hoti, është anëtare dhe Sekretare e Bordit të drejtorëve në Agjencionin për financim në Kosovë dhe anëtare e Bordit të Rrjetit të grave të Kosovës.