Mr. sc. Drita Shoshi , Prof. e SHLE

drita.shoshi@uni-pr.edu
Bazat e kontabilitetit, Kontabiliteti bankar
AB, KF, MTH.
039/432-492
 Prof.mr.sc. Drita Shoshi, është e lindur më 09.04.1946 në Pejë. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu me sukses të shkëlqyeshëm në Pejë. Fakultetin Ekonomik, e kreu me sukses të lartë në vitin 1969 në temën e diplomës: Fetishizmi i mallit. Në Universitetin Shtetëror të Tetovës mbrojti temën e magjistraturës me titull “Doganat si instrument i zhvillimit ekonomik me veshtrim në Kosovë”. Prof.mr.sc. Drita Shoshi, punoi për 4 vjet si mësimdhënëse në shkollën e mesme teknike dhe në shkollën e mesme të bujqësisë në Prishtinë. Pas kësaj punoi si bashkëpunëtore e pavarur në BVI-në për Arsim të Kosovës. Në vitin 1976 u zgjodh në thirrjen mësimore profesor i shkollës së lartë për lëndën mësimore “Konta­biliteti I”. Nga viti 2009 mban edhe lëndën “Kontabiliteti bankar”. Është një pedagoge me përvojë, e cila vazhdimisht i përcjell të arriturat shkencore në lëmënjtë e fushave ekonomike. Mori pjesë në disa Seminare ndërkombëtare dhe vizita studimore, prej të cilave vlenë të përmendet qëndrimi specialistik në Universitetin Staffordshire të Britanisë së Madhe dhe ajo në Belgjikë në vitin 2009. Prof.mr.sc. Drita Shoshi gjatë karrierës së saj ka qenë prorektore e Universitetit të Pri­shtinës në periudhën nga viti 1986 deri më 1989, anëtare e Senatit të Universitetit të Prishtinës nga viti 200 deri më 2002 dhe Prodekane e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit nga shkurti i vitit 2010. Momentalisht, Prof.mr.sc. Drita Shoshi është Prodekane për mësim në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit.