|
Mr.sc. Ariana Xhemajli u lind më 30.09.1983 në Pejë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm në Pejë. Studioi në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit për Administrim Biznesi. Nga Universiteti i Prishtinës gjatë studimeve mori çmimin „Student i dalluar“. Diplomoi në temën „Determinantet dhe zgjidhja e sistemit te ekuacioneve lineare me metoden e determinanteve“. Pas kësaj vazhdoi studimet e magjistraturës në Fakultetin ekonomik të Universitetit të Prishtinës në programin për Menaxhment dhe Informatikë. Magjistroi në vitin 2009 në temën „Ndikimi i strategjive mbrojtëse në zhvillimin ekonomik të republikës së Kosovës në kushtet e tranzicionit“. Është e regjistruar në studime të doktoratës në Fakultetin ekonomik të Universitetit të Novi Pazarit.
|