|
Dr.sc. Fetah Reçica lindi në Lluhaxhi të Lipjanit. Studimet e rregullta i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik në vitin 1975, duke mbrojtur temën e diplomës me titull: Investimet në sektorin publik. Studimet e magjistraturës i vazhdoi në Universitetin e Zagrebit, Fakultetin Ekonomik. Magjistroi në vitin 1986 në temën: Infrastruktura komunale në Kosovë Fazita në Prishtinë. Studimet e doktoraturës i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik. Doktoroi më 2004 në temën: Komunikacioni faktor i zhvillimit ekonomik të Kosovës. Dr.sc. Fetah Reçica është zgjedhë në thirrje Profesor asistent në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në vitin 2004. Në vitin 2008 i është botuar libri me titull Bazat e menaxhmentit, botuar nga Universiteti AAB. Dr.sc. Fetah Reçica ka prezantuar disa dhjetra punime profesionale, ka pjesëmarrje në konferenca shkencore, recensione dhe ka disa vizita studimore në shtetet e regjionit.
|