|
Dr.sc. Emruš Azizović lindi më 19.05.1962 në Lokvicë të Prizrenit. Studimet e rregullta i mbaroi në Universitetin e Beogradit, Fakultetin e shkencave organizative. Studimet e magjistraturës i vazhdoi në Fakultetin Teknik “Mihajlo Pupin” të Universitetit të Novi Sadit. Magjistroi në vitin 2001 në temën: Teknologjitë e informacionit në edukim. Studimet e doktoraturës i vazhdoi në Fakultetin e informatikës dhe teknologjive të informacionit të Universitetit të Novi Pazarit. Doktoroi më 2007 në temën:Model i mësimit në distancë në arsimin e lartë. Dr.sc. Emruš Azizović është zgjedhë në thirrje të ligjëruesit në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit nga viti 2003 dhe në thirrje të Profesor asistentit në vitin 2008. Dr.sc. Emruš Azizović ka të botuara 15 punime shkencore nëpër revista kërkimore dhe pjesëmarrje në 12 konferenca shkencore ndërkombëtare. Dr.sc. Emruš Azizović ka marrë ka pas vizita studimore jasht vendit e posaçërisht në Suedi, Slloveni, Kroaci dhe Malin e Zi. Mori pjesë aktivisht në disa projekte nacionale dhe ndërkombëtare.
|