Dr. sc. Edmond Beqiri, Prof. as.

edmond.beqiri@uni-pr.edu
Resurset e internetit, Hyrje ne informatike, Informatika biznesore,
AB, KF, MTH
039/432-492
Dr.sc. Edmond Beqiri u lind në Pejë, më 06.02.1963. Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka kryer, me sukses të shkëlqyeshëm, në vitin 1981. Gjatë shkollimit fillor dhe atij të mesëm disa herë fitoi në Garat dhe Olimpiadat e diturisë të organizuara në nivel komunal dhe në nivel të Kosovës. Nga aktiviteti i tij profesional, vlenë të përmendet edhe që ka qenë anëtar i komisionit të ngushtë 5-anëtarësh për zyrtarizimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës në Maqedoni. Dr.sc. Edmond Beqiri është poashtu edhe Kryetar i Bordit të Agjencionit për financim në Kosovë. Në vitin akademik 1987 diplomoi në Fakultetin Teknik, drejtimin e Elektronikës me telekomunikacion, me sukses të shkëlqyeshëm Ishte bursist i universitetit dhe nga Universiteti ishte shpërblyer me çmimin Student i dalluar. Në vitin akademik 1988/89 deri më 1990/91 vijoi studimet pasuniversitare në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Zagrebit, në drejtimin "Aplikimi i shkencave kompjuterike", të cilat i vazhdoi në vitin 1996 në Universitetin e Tiranës. Disertacionin e doktoratës e mbrojti më 30.09.1999 në fushën e Informatikës së aplikuar. Edhe pas mbrojtjes së disertacionit, Dr. Edmond Beqiri mbaroi specializime me karakter të studimeve të pasdoktoratës në Arizona State University gjatë viteve 2002/2003.  Pas kryerjes së Fakultetit ka qenë i punësuar në Kombinatin e lëkurë-këpucëve në Pejë, si Inxhnier në sektorin e zhvillimit dhe pas kësaj nga viti 1989 kaloi në Shkollën e mesme teknike në Pejë në vendin e punës profesor i lëndës Informatika.  Në vitin akademik 1993/94 është angazhuar si ligjërues  i lëndës "Bazat e informatikës", në Shkollën e Lartë Ekonomike të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 1997 mori thirrjen Profesor i shkollës së lartë, në vitin 1999 është angazhuar si docent në Fakultetin e elektroteknikës të UP për lëndët: Arkitektura dhe organizimi i kompjuterëve dhe Programimi i orientuar në objekte. Më 01.03.2000 është emëruar në thirrjen akademike Profesor inordinar në Universitetin e Prishtinës, Shkollën e Lartë Ekonomike. Dr.sc. Edmond Beqiri mori pjesë në shumë konferenca të nivelit kombëtar dhe nënkombëtar në të cilat prezantoi dhjetra punime të fushës së informatikës dhe të zhvillimin dhe reformimit në arsimin e lartë. ~shtë një ndër nismëtarët e aplikimit të Deklaratës së Bolonjës në arsimin e lartë në Kosovë dhe në Evropën juglindore. Në periudhën 2002-2005 ka qenë i angazhaur nga UNESCO/CEPES si ekspert për edukim dhe për ta i ka punuar disa studime të cilat janë të botuara si punime zyrtare të këtij institucioni dhe të EUA (European University Association). Ka edhe disa punime të tjera të botuara në revista ndërkomëtare të pranuara kërkimore-shkencore.