|
Dr.sc. Shaban Shkololli, është i lindur më 19.01.1942 në Pejë. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Pejë.Fakultetin e shkencave matematike-natyrore, dega e kimisë e ka kryer në vitin 1967. Pas kryerjes së studimeve të rregullta, regjistrohet në studimet pasuniversitare në Universitetin e Zagrebit – Fakultetin Teknologjik. Studimet pasuniversitare i kreu me sukses, duke mbrojtur pastaj temën e magjistraturës në lëmin e kimisë inxhinjerike – dega inorganike në vitin 1975. Titulli i temës së magjistraturës ishte: Përcaktimi i konstantavetë stabilitetit të nikelit dhe kobalit me acid glicerik. Më 31.10.1986, mbron tezën e doktoranturës në temën: Studimi i baraspeshave koordinative në tretësirat ujore të disa joneve metalike dhe jonit të acidit glicerik me metodën potenciometrike dhe fiton të drejtën e thirrjes shkencore të doktorit të shkencave natyrore nga lëmi i kimisë. Dr.sc. Shaban Shkololli prej vitit 1967 deri në vitin 1976 ka punuar si profesor i Gjimnazit “11 Maji” në Pejë. Në të njëjtin vit është emruar për asistent të kimisë inorganike në FXM në Mitrovicë. Në vitin 1978 është zgjedhur në thirrje të ligjëruesit për të njëjtën lëndë në FXM. Më 1987 zgjidhet në thirrje të docentit dhe më 1994 në thirrje të profesorit inordinar. Nga viti 1991, zgjidhet në thirrje të profesorit pranë SHLE në Pejë. Nga viti 1991, ka mbajtur ligjërata paralelisht nga lënda Njohja e mallrave në SHLE në Pejë dhe nga lëndaKimia inorganike (kursi i lartë) në FXM. Gjatë kësaj kohë është zhvilluar në një pedagog me përvojë i cili përcjell të arriturat shkencore nga lëmi i vet në gjeneratat e reja. Dr.sc. Shaban Shkololli ka qëndruar në specializim për 3 muaj në Fakultetin Teknologjik Gent-Belgjikë, ku ka punuar në lëmin e kimisë së komplekseve. Në vitin 2004 ishte për vizitë studimore në Universitetin Staffordshire në Britani të Madhe. Dr.sc. Shaban Shkololli, ka të publikuara disa dhjetëra publikime shkencore-profesionale, kumtesa shkencore, është cituar në literaturën shkencore referative ndërkombëtare etj. Në FSHAB ka qenë Shef katedre, zëvendës drejtor dhe Prodekan i Fakultetit në Periudhën 2002-2006
|