|
Dr.sc. Fatos Ukaj lindi më 30.09.1962 në Pejë. Studimet e rregullta i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik në vitin 1986, duke mbrojtur temën e diplomës me titull: Te drejtat speciale te Terhjeqjes. Studimet e magjistraturës i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik. Magjistroi në vitin 2002 në temën: Rëndësia e planifikimit të marketingut në afarizmin e ndërmarrjes Fazita në Prishtinë. Studimet e doktoraturës i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik. Doktoroi më 2005 në temën: Aplikimi dhe Integrimi i Marketingut në Tregtinë e Kosovës. Dr.sc. Fatos Ukaj është zgjedhë në thirrje të ligjëruesit në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në vitin 2003 dhe në thirrje Profesor asistent në vitin 2005. Nga viti 2009 është Shef i Departamentit: Administrim Biznesi, si dhe anëtar i Senatit të Universitetit të Prishtinës. Dr.sc. Fatos Ukaj ka të botuara disa punime kërkimore nëpër revista dhe pjesëmarrje në 22 konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka marrë ka pas vizita studimore jasht vendit Poashtu mori pjesë aktivisht në disa projekte nacionale dhe ndërkombëtare.
|