Dr. sc. Fadil Govori, Prof. as.

fadil.govori@uni-pr.edu
Financa, Ekonomi Bankare.
AB, KF, MTH.
039/432-492
 Dr.sc. Fadil Govori u lind më 01.07. 1955. Studimet e rregullta i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik në vitin 1979. Studimet e magjistraturës i vazhdoi në Universitetin e Zagrebit, Fakultetin Ekonomik, magjistroi në vitin 1985. Studimet e doktoraturës i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik, doktoroi më 1997 në finaca, fiancat ndërkombëtare dhe zhvillim ekonomik. Gjatë vitit 2003-2004 ka pasur një angazhim pasdoktorial Fullbright Research Program në SHBA. Dallohet për një karrierë të bujshme profesionale dhe akademike. Gjatë vitit 1999 ka qenë i angazhuar si profesor në Fakultetin Ekonomik të UP-së derisa në vitin 2000-2001 është emruar drejtor gjeneral i operacioneve në AQF. Gjatë vitit 2001-2002 angazhohet si kryesues i Departamentit të Buxhetit dhe Financave në MASHT. Në vitin 2003-2008 në cilësi të drejtorit ekzekutiv e drejton Istitutin për Financa dhe Menaxhment. Nga viti 2008 zgjedhet profesor i asocuar në FSHAB në Pejë dhe njëkohsisht është mësimdhënës i angzhuar në Kolegjin Universitar AAB – Riinvest në Prishtinë. Profesor Govori është i dalluar për një numër relativisht të madh publikimesh profesionale dhe shkencore.