|
Dr.sc. Artan Nimani u lind më 10.06.1978 në Gjakovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm. Studioi në Fakultetin Ekonomik nga viti 1996 deri më 2003. Diplomoi në temën Aplikimi i metodave të analizes dinamike ne dukuritë ekonomik Pas kësaj vazhdoi studimet e magjistraturës në Fakultetin ekonomik të Universitetit të Prishtinës nga viti 2003 deri më 2006. Magjistroi në vitin 2003 në temën „Analiza e menaxhimit të financave publike ne Kosove, permes aplikimit te metodave statistikore dhe modeleve ekonometrike“. Poashtu mbaroi edhe studimet Master në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë. Më 2005 mbrojti me sukses temën e magjistraturës „Trojet shqiptare- historia, zhvillimi dhe perspektiva ekonomike“. Prej vitit 2007 deri më 2009 vazhdoi studimet e doktoratës në Universitetin Horizons në Paris, ku e mbrojti disertacionin e doktoratës me titull: „Menaxhimi i Financave Publike në Evropën Juglindore-me theks Kosova“. Vazhdoi edhe si student në studimet e postdoktoratës në Collrins University USA ne fushen e Menaxhmentit ne Biznes dhe Ekonomiksit. Gjatë karrierës së tij akademike ka qenë asistent mësimor në Universitetin e tetovës nga viti 2003 deri më 2006, pastaj në Universitetin e Prishtinës nga viti 2004 deri më 2006. Në Universitetin e Prishtinës më 2004 mori thirrjen ligjërues dhe nga viti 2006 në Akademinë Diplomatike të Tiranës dhe nga Universiteti Biznesi (nga 2007) mban thirrjen e Profesorit
|