Dr. sc. Armand Krasniqi, Prof. as

armand.krasniqi@uni-pr.edu
E drejta biznesore, E drejta ne turizem dhe hotelieri, E drejta e Unionit Evropian, Konventat ne ekonomi dhe turizem.
KF, MTH
039/432-492
Dr.sc. Armand Krasniqi, u lind në Pejë më 02.08.1968. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Pejë. Fakultetin Juridik, e përfundoi në vitin 1993. Pas kryerjes së studimeve të rregullta, regjistrohet në studimet pasuniversitare në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin Juridik, ku magjistroi më 2002. Disertacionin e doktoratës e mbrojti në të njëjtin Fakultet në vitin 2008. Karrierën e tij të mësimdhënësit universitar e filloi vitin 1999 së pari si asistent mësimor, pastaj ligjërues nga viti 2003 dhe Profesor asistent i Universitetit të Prishtinës nga viti 2008. Ishte Shef i departamentit të Menaxhmentit të turizmit dhe hotelierisë prej viti 2005 deri 2007 dhe është zgjedhur Dekan i Fakultetit nga muaji shkurt i vitit 2010. Dr.sc. Armand Krasniqi ka një veprimtari të begatshme kërkimore-shkencore dhe si rezultat kësaj ka disa dhjetra punime të botuara shkencore në revistat e pranuara kombëtare dhe ndërkombëtare. Poashtu ka pjesëmarrje aktive në dhjetra konferenca ndërkombëtare ku vazhdimisht merr pjesë me punime kërkimore dhe kumtesa të cilat janë vlerësuar me vlerë të lartë nga komisionet recensuese dhe organizatorët e këtyre evenimenteve.