Dr. sc. Ali Sylqa, Prof. i rregullt

ali.sylqa@uni-pr.edu
Kontabilitet financiar
AB, KF
039/432-491

Dr.sc. Ali Sylqa u lind në Pejë, më 07.08.1940. Shkolli­min fillor dhe atë të mesëm e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në Pejë, kurse studimet i përfundoi në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Magjistroi në Universitetin e Zagrebit në vitin 1975. Në vitin 2002 e mbrojti me sukses disertacionin e doktoranturës në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë në lëmin e ekonomisë së ndërmarrjes me titull “Produktiviteti i punës dhe faktorët që ndikojnë në ekonominë e Kosovës”. Punoi si arsimtar në Shkollën e mesme ekonomike në Pejë dhe më vonë në vitin 1968 është angazhuar së pari si ligjë­rues në Shkollën e Lartë Ekonomike në Pejë, e më vonë si profesor i shkollës së lartë për lëndën “Ekonomika e ndërmarrjes”. Gjatë një periudhe ka qenë edhe asistent në Fakultetin Ekonomik i lëndës “Ekonomika e ndërmarrjes” si dhe ka ligjëruar në Shkollën e Lartë Teknike në Mitrovicë, lëndën “Ekonomika dhe organizimi i ndërmarrjes”. Prof.dr.sc. Ali Sylqa që nga viti 2003 është zgjedhur  Profesor ordinar nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës. Prof.dr. Ali Sylqa mori pjesë në shumë konferenca shkencore rajonale, prej të cilave vlen të përmenden konferencat në: Zarë, Lubjanë, Zagreb, Tiranë etj. Gjatë karrierës së tij akademike ka pas vizita studimore në Shqipëri, Kroaci, Suedi, Turqi etj.  Prof.dr. Ali Sylqa ka edhe një karierrë të begatshme jashtë-akademike dhe mund të përmenden disa funksione të rëndësishme të cilat i kishte në vitet e fundit në komunën e Pejës dhe në Institucione tjera: