Dr. sc. Adem Zogjani, Prof as.

adem.zogjani@uni-pr.edu
Bazat e biznesit, Kontabilitet i menaxhmentit, Kontrolli dhe revizioni, Kontabiliteti publik, Kontabiliteti i tatimeve, Organizimi i kontabilitetit
KF, AB
039/432-491
Dr.sc. Adem Zogjani u lind më 10.03.1957 në Harilaq të Fushë Kosovës. Shkollimin e lartë e filloi në Shkollën e Lartë Ekonomike Komerciale në vitet 1977-1979, pastaj mbaroi Fakultetin ekonomik në Prishtinë. Nga viti 2001 deri më 2003 mbaroi studimet pasdiplomike në fushën e auditimit dhe të financave në “LEIBNIZ UNIVERSITY”, Santa Fe, New Mexico USA. Magjistroi në temën “Tri studime mbi pavarësinë e auditorit”. Nga 2003-2006 vazhdoi studimet e doktoratës poashtu në fushën e auditimit dhe të financave në “LEIBNIZ UNIVERSITY”, Santa Fe, New Mexico USA. Doktoroi me tezën e doktoratës “Probleme të zhvillimit të sistemit të auditimit të brendshën publik në Shqipëri dhe Kosovë. Nga viti 2009 në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit mban postin e shefit të departamentit: Kontabilitet, banka dhe financa. Dr.sc. Adem Zogjani ka botuar disa tekste profesionale dhe mësimore, prej të cilave mund të veçohen:Pati vizita studimore jashtë vendit në Milano (Itali), Santa Fe New Mexico (SHBA) etj. Dr. Zogjani ishte ligjerues edhe ne projektin e Ambientit, të financuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore, në Modulin e IV-të, Financimi dhe Kontabiliteti i firmave të mbrojtjes së ambientit, faqe 120-174, mbajtur dhe botuar në Qershor të vitit 2009