Msc. Fjolla Trakaniqi

fjolla.trakaniqi@uni-pr.edu
Asistent
FSHAB
039

Msc. Fjolla Trakaniqi lindi më 26.08.1984 në Pejë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm në Pejë. Studimet Themelore Universitare i mbaroi më 12.07.2005 në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit Pejë të Universitetit të Prishtinës me notë mesatare 9.18 duke e mbrojtur publikisht punimin e diplomës me titull: “Mundësitë e privatizimit të ndërmarrjeve në kushtet e ekonomisë në tranzicion” me notën dhjetë. Gjatë studimeve nga Universiteti i Prishtinës është  shpërblyer me çmimin “STUDENT  I  DALLUAR” dhe me bursë në vitin 2005. Studimet e pasdiplomike -Mastër i  përfundoi  në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në Departamentin Menaxhment dhe Informatikë me temë “Menaxhimi i burimeve të financimit të bizneseve të vogla dhe të mesme në Kosovë”te Prof. Dr. Isa Mustafa. Është pjesmarrëse e rregullt në Konferencën Ndërkombëtare “Biznesi dhe Punësimi” që mbahet për çdo vit në Prishtinë të udhëhequra nga Prof. Dr. Isak Mustafa. Ka punuar si menaxhere në Ndërmarrjen Projektuese “Jeton“  01.04.2005 - 30.02.2006 dhe është Drejtore ekzekutive në organizatën joqeveritare “Qendra e Menaxhimit të Biznesit Rural” që nga 04 Janari i vitit.2006.