|
Z-sha Muradije Gjikolli u lind në Pejë më 01.04.1949. Shkollën fi llo re dhe atë të mesme i kreu në Pejë. Nga viti 1970 deri më 1975 punoi si daktilografe në Gjykatën Komunale në Pejë. Në vitin 1975 deri më 1977 vazhdoi punën në Gjykatën e Qarkut në Pejë, për të vazhduar pastaj në Prokurorinë e Kosovës nga viti 1977 deri më 1979. Në vitin 1979 është emëruar si Asistente administrative-Daktilografe në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë. Si punëtore e zellshme ka krijuar respekt te studentët dhe mësimdhënësit e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit.
|