|
Zonja. Fatmire Thaçi, u lind në Pejë më 19.01.1961. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Pejë. Fakultetin juridik e studioi dhe diplomoj në Universitetin e Prishtinës duke e marrë thirrjen Jurist i diplomuar. Në vitin 2008 është emëruar si Sekretare e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit. Në këtë funksion ajo është përgjegjëse për mbarëvajtjen e punës në Fakultet nga aspekti ligjor dhe i dokumentacionit. Është shumë korrekte dhe kompetente në punët e veta dhe ka krijuar respekt te studentët dhe mësimdhënësit e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit.
|