Administriranje biznisa

Studimet e Administrim Biznesit në gjuhën boshnjake fokusohen në fundamentet e administrimit dhe menaxhmentit në biznes. Nga perspektiva e menaxhmentit e me fokus të veçantë në biznes, në këtë fakultet studentët fitojnë njohuri të duhura për kuptimin e menaxhmentit të firmës në biznes dhe ndërtojnë shkathtësi, të cilat u mundësojnë që me sukses të konfrontohen me problemet menaxheriale në aspektin makro dhe mikroekonomike në sektorin privat dhe në atë publik. Metodat tona të mësimdhënies dhe puna e vazhdueshme e studentëve u siguron atyre dije të mjaftueshme për marrjen e vendimeve në institucione ekonomike dhe biznes. Pas diplomimit universitar, studentët do të jenë atraktivë për punësim në institucionet dhe bizneset vendore e ndërkombëtare dhe do të kenë performanca të larta për vazhdim të studimeve brenda dhe jashtë vendit. Programi i administrimit të biznesit pikënisje ka faktin se shoqëria dhe ekonomia jonë do të zhvillohet brenda ambientit të unionit evropian. Për këtë arsye të gjitha lëndët në program prezantojnë perspektivë të bazuar në teori, që janë të lidhura ngushtë me aplikimin e tyre në botën e biznesit në UE dhe më gjerë. Prandaj, programi pikënisje ka aftësimin e studentëve me njohuri të përgjithshme të gjuhëve lokale dhe angleze, aftësive të teknologjive informative (TI), studimeve evropiane, metodologjisë kërkimore dhe aftësive të studimit. Në fazën tjetër studentët njoftohen me lëndët themelore të ekonomisë dhe të menaxhimit të biznesit. Dhe më në fund fokusohet në lëndët e avancuara profesionale, si menaxhmenti financiar, marketing, e biznesi ndërkombëtar, dhe lëndët zgjedhore të avancuara. Në përgjithësi, program mësimor është i ndërtuar t`i orientojë dhe aftësojë studentët në lëmi të caktuar dhe në të njëjtën kohë t`i përgatisë ato për një karrierë të suksesshme dhe për studime postdiplomike.

Plani mesimore per vitin e pare
Plani mesimore per vitin e dyte

Plani mesimore per vitin e trete
Semestrat V dhe VI